Portrete të bëra plotësisht me pastë dhëmbësh

Portrete të bëra plotësisht me pastë dhëmbësh

Kupa Botërore është një ngjarje që bashkon të gjithë dhe për një çast njerëzit harrojnë problemet e tyre dhe bien dakord vetëm për të shijuar këtë moment, të argëtohen dhe të jenë të lumtur.

Gëzimi dhe buzëqeshja janë ato që i karakterizojnë këto ngjarje për këtë arsye ky artist ka krijuar piktura të veçanta me pastë dhëmbësh pasi që lidhet edhe me buzëqeshjen dhe kjo është ajo që ky artist dëshiron të përcjell me artin e tij, transmeton rtv21.tv.

Gjithashtu ky lloj arti bënë që të kuptohet se arti është i lirë pa marrë parasysh çfarë materiali përdoret, gjëja më e rëndësishme është ajo që ju doni të përcillni me këtë.

“Çdo portret më merr rreth një javë dhe tërë koleksioni më mori 2 muaj. Unë përdor në çdo pjesë rreth 30 tuba dhëmbësh dhe gjithë koleksioni ka më shumë se 200 tuba procesi i secilës copë është shumë i ngadalshëm, sepse unë kam për të vënë disa shtresa pastë dhëmbësh dhe le të thahet dhe pastaj vendos shtresën tjetër për të marrë ngjyrën që dua unë”, tha artisti që i krijoi këto portrete të mrekullueshme./21Media