Një lajm i mirë për adhuruesit e Stiller-it

Një lajm i mirë për adhuruesit e Stiller-it

Franshiza e filmave “Fast and Furious” mund të përfshijë edhe një prestar të ri të ekipit të aktorëve.

Është fjala për aktorin e njohur, Ben Stiller, që sipas mediave ndërkombëtare, shumë shpejt mund të fillojë me xhirimin e skenave për filmin e ri.

Ky lajm ka befasuar të gjithë adhuruesit e filmit, duke pasur parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy muaj para premierës së filmit të ri.

Kujtojmë se në vazhdimin e nëntë do t’i shohim prapë aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Jordana Brewster e Nathalie Emmanuel, ndërsa atyre u bashkëngjiten edhe John Cena e Charlize Theron./21Media