Ja disa mënyra efektive

Ja disa mënyra efektive

Persona të shumtë kanë gjetur mënyra efektive se si t’i bëni rrobat e vjetra të duken si të reja dhe t’i vendosni përsëri në garderobën tuaj.

1.Largoni aromën e pakëndshme nga atletet/këpucët tuaja

Shpeshherë, aroma e pakëndshme në atletet tuaja shkaktohet nga bakteria e cila fillon të përhapet kur bie në kontakt me djersën. Nëse doni ta largoni këtë aromë, ju duhet t’i vendosni këpucët tuaja në një vend ku temperatura është e ulët. Nëse nuk mund t’i lini diku në ballkon apo jashtë, ju mund t’i vendosni në qese plastike dhe t’i vendosni në frigorifer. Këpucët duhet të qëndrojnë aty për 12-24 orë.

2.Si t’i largoni shenjat e deodorantit nga rrobat tuaja?

Kur përdorni shpesh deodorant, ka disa shenja të bardha që mbesin në rrobat e errëta. Këto shenja mund t’i largoni me faculeta të lagura. Thjeshtë pastroni zonën ku ka shenja të bardha dhe ato do të zhduken, transmeton rtv21.tv

3.Si t’i zbardhni rrobat e bardha?

Acidi borik ju ndihmon t’i largoni shenjat e verdha nga rrobat dhe t’ua ktheni bardhësinë që e kishin para disa larjeve. Përzieni 60 gramë acid borik me 4 litra ujë për rroba shumë të ndotura dhe 20 gramë acid me 10 litra ujë për larje të butë. Lini në ujë për 2 orë. Nuk rekomandohet ta përdorni këtë metodë shumë shpesh.

4.Si ta largoni aromën e mykut?

Rrobat që qëndrojnë për një kohë në dollap marrin aromë të keqe. Nëse doni ta largoni erën e mykut, duhet të holloni alkoolin me ujë në proporcion 1:2 dhe ta aplikoni këtë tretësirë në rroba./21Media