Benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denarë

Benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut sot ka vendosur çmime të reja të derivateve me çka benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i pandryshuar.

Eurosuper Bs-95 do të shitet për 67 denarë për litër ndërsa Eurosuper Bs-98 një litër do të shitet për 69 denarë, raporton TV21.

Çmimi i dizelit do të mbetet i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 61 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 51 denarë për litër. Ndërkaq çmimi me pakicë i mazuti M-1 HC ulet dhe do të shitet për 31.8 denarë./21Media