Beqaj: Kosova ka potencial për tu bërë qendër rajonale për inovacion

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, po mbahet në Sofje të Bullgarisë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë Konferencë Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.

“Kosova ka kapcitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e tekonlogjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shëndrrojnë në ekonomi të dijes që është garnaci për zhvillim të qendrueshëm ekonomik”, thesoi Beqaj në këtë konferencë.

Sipas një komunikate për medie thuhet se Beqaj, në fjalën e tij ka përmendur edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e tekonlogjisë dhe inovacionit, duke potencuar se Kosova njihet si vend, popullësia e të cilit ka qasje të madhe në internet.

Në komunikatën e ministrisë, thuhet se Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke ftuar edhe donatorët që të investojnë në Kosovës në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ndërsa në të po marrin pjesë ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit

Gjatë qëndrimit në Bullgari, Besim Beqaj sot do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov./21Media

Back to top button