Beqaj në Samitin Digjital që mbahet në Shkup

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj pjesë e Samitit Digjital

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në Samitin Digjital në Maqedonisë që mbahet sot dhe nesër.

Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor marrin pjesë shefat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Beqaj gjatë qëndrimit në Shkup dhe pjesëmarrjes në Samiti, do të realizojë takim bilateral me ministrin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Sipas një njoftimi të ministrisë, në takim Beqajt dhe ministri Mançevski do të bashkëbisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit ndër shtetëror, si dhe për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella më qëllim të avancimit të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë.

https://rtv21.tv/haradinaj-niset-per-ne-maqedoni/

Back to top button