LDK akuzon PAN-in

LDK akuzon PAN-in

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka reaguar ndaj fushatës që disa politikanë po e proklamojnë lidhur me çështjen e korrupsionit.

Beqiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka akuzuar koalicionin PAN për mungesën e mirëqeverisjes.

“Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”. Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë. Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur se nuk ka shtet të mirëfilltë dhe mirëqenie të qytetarëve, pa sundim të ligjit, pa shtet ligjor.

“Edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë, është vetëm një e vërtetë e jo dy”, ka shkruar tutje Beqiri.

Sekretari i Përgjithshëmm i LDK-së ka shtuar se është koha e fundit të dënohen, siç tha ai me votë dhe para drejtësisë, pavarësisht emrit dhe “fuqisë “së tyre.

“Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë”, ka përfunduar ai.

Më 22 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku pritet të shpërndahet Kuvendi. AAK e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të Qeverisë në koalicion me PDK-në, edhe VV ka vënë vija të kuqe për këtë parti. Ndërkohë VV është ka shprehur gatishmëri për një koalicion parazgjedhor me LDK-në. /21Media