LDK përkujton veprimtaren e shquar

LDK përkujton veprimtaren e shquar

Anëtarë të Kryesisë, deputetë, zyrtarë të LDK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe sot te varri i nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi.

Në tetë vjetorin e vdekjes, për veprimtarinë e saj në emër të Kryesisë, ka folur sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka vlerësuar veprimtarinë politike dhe atdhetare të Kelmendit.

Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç gjithë kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj. Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj.

Familja Kelmendi ishin luftëtarë që iu përkushtuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit tonë. Ndihet mungesë e madhe jo vetëm në LDK, por edhe në të gjitha institucionet tona”, tha Beqiri.

Nekibe Kelmendi ndërroi jetë më 19 qershor të vitit 2011./21Media