Beqiri sqaron se pse e përdori shprehjen “klloshar”

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri u sqarua për diskursin e tij të përdorur në Koshare, ku iu drejtua një njeriu me shprehjen “klloashar”

Ai tha se ky person me emrin Dan Deliu është shofer i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe e ka provokuar vazhdimisht me fjalë fyese dhe sharje, shkruan rtv21.tv

Beqiri tha se reagimi i tij jo i duhur erdhi pas tërë atyre fyerjeve në drejtim të tij.

Lidhur me atë se a është penduar, Beqiri tha se ka përdorur diskurs jo të duhur duke iu shmangur kërkim faljes./21Media

Back to top button