Berat Rukiqi e merr detyrën e Kryetarit të Odës Ekonomike, tregon tri prioritetet

Kryetari i tanishëm e lavdëroi punën e “suksesshme” të paraardhësit të tij

Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur i kësaj Ode.

Kryetari i ri Berat Rukiqi ka thënë  se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e ‘suksesshme” të paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses./ 21Media 

Back to top button