Berati është klasifikuar si trashëgimi botërore në UNESCO

Berati është klasifikuar si trashëgimi botërore në UNESCO

Qyteti i Beratit në Shqipëri është thjesht qyteti malor më joshës në Europë, fillon reportazhin e saj për qytetin e “një mbi një dritareve” portali amerikan, “Nothing Familiar”, që i kushtohet udhëtimeve në botë.

“Nëse do të ndodhej në një vend më popullor si Italia apo Franca autobusët me turistë do të ishin në radhë dhe njerëzit do ishin duke u ngjeshur në çdo rrugicë. Për fatin tonë të mirë nuk ishte kështu! Megjithatë, situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Berati nuk ngjason me asnjë qytet tjetër që keni parë, duke filluar nga godinat e ngecura në mal dhe duke vazhduar me dritaret e panumërta që shkëlqejnë nën dritën e diellit”, shkruan portali amerikan.

Të eksplorosh qytetin e “një mbi një dritareve”

Berati është klasifikuar si trashëgimi botërore në UNESCO, bashkë me Gjirokastrën dhe Parkun Kombëtar të Butrintit. Është e lehtë të kuptosh përse ky qytet ka marrë këtë nder falë arkitekturës së tij osmane, lumit që hyn deri në qendër dhe i hapur ndaj kulturës dhe besimit. Dhe pasi i jep një vështrim të shpejtë shtëpive tradicionale do të kuptosh përse pseudonimi i tij është qyteti i “një mbi një dritareve”!

Pesë gjëra që nuk duhen humbur në Berat

Ngjituni deri në Kështjellën e Beratit për të pasur një pamje të plotë të qytetit.

Udhëtoni nëpër qytetin e Beratit dhe mos harroni të merrni me vete kamerën.

Ngjituni për rreth një orë e gjysmë përgjatë lumit malin që bie mbi qytetin dhe Kështjellën e Beratit.

Bëni një shëtitje përgjatë Lumit Osum në perëndim të diellit para se të shijoni një gotë verë.

Mos harroni të hanë ushqime tradicionale Shqiptare.

Ngjitja në Kështjellën e Beratit

Nëse ka diçka që duhet të bëni patjetër në qytet (përveç se të dëndeni duke ngrënë ushqim tradicional) është ngjitja në Kështjellën e Beratit. Duhet përmendur se deri aty mund të shkoni edhe me makinë, por nuk është edhe aq argëtuese. Nëse ngjiteni nga qendra e qytetit mund të vazhdoni në rrugën kryesore deri në pjesën e sipërme. Çasti më i mirë për të bërë këtë ngjitje është herët në mëngjes, sepse nuk ka aspak turistë dhe nuk është as nxehtë.

Brenda mureve të qytetit ka rreth 200 familje që ende jetojnë sipas mënyrës tradicionale. A mund ta imagjinoni të keni shtëpinë brenda në kështjelle që ndodhet në një zonë të shpallur trashëgimi botërore në UNESCO? Aty ka shumë vende ku mund të shëtisni dhe mund të gjeni edhe kafene për të pirë kafe apo për të ngrënë mëngjes.

Një ditë për të pasionuarit e ushqimit në Berat

Në Berat mund të gjeni ushqimin më tradicional nga çdo pikë turistike bregdetare në Shqipëri.

Mëngjesi: Uluni në oborr dhe merrni një kafe dhe byrek pasi jeni ngjitur deri në Kështjellën e Beratit.

Dreka: Patëllxhanë të mbushur, fërgesë dhe qengj i pjekur janë disa nga opsionet më të mira.

Darka: Sallatë, qofte dhe lepur të pjekur në furrë të shoqëruar me verë të zonës.