Pas 15 vitesh ajo kthehet aty ku filloi gjithçka

Pas 15 vitesh ajo kthehet aty ku filloi gjithçka

E njohur për publikun kosovar u bë me rolin e “Sheherzade” në serialin  “1001 Nete”, duke vazhduar më pas edhe me rolin e ‘Ferides’ në serialin “Karadai”.

Berguzar Korel, me rolet  e saj ka mahnitur të gjithë me bukurinë dhe thjeshtësinë që e kishte gjatë serialeve, por, e thjeshtë aktorja mbetet edhe në jeten e saj reale.

Ajo ka arritur që emri i saj të bëhet e njohur edhe përtej kufijve krejt kjo padyshim falë punës së saj.

Së fundmi, aktorja duket se ka vendosur të kthehet aty ku filloi gjithçka sa i përket aktrimit në jetën e saj.

Pas plot 15 vitesh sipas mediave turke, 36-vjeçarja ka pranuar një rol në teatër.

Kam luajtur në teatër atëherë kur askush nuk më njihte dhe është kënaqësi të ngjitëm në këtë skenë pas 15 viteve. Interpretoj rolin e një nënë e cila vuan nga dhuna e të shoqit. Për momentin jam e përqëndruar vetëm në këtë projekt.“,  ka thënë aktorja.

Kujtojmë se, Berguzari është e martuar me aktorin turk, Halit Ergenç, të cilët e kanë edhe një djalë.

Çiftin së bashku në botën e aktrimit i pam në disa role kurse, së shpejti ata mund t’i shohim në rolet kryesore të serialit “Vatamin Sensin”. /21Media