Aktorja do t'i mungojë skenës

Aktorja do t’i mungojë skenës

Aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel, është në pritje të fëmijës së dytë. Lajmin e bëri të ditur në muajin gusht, duke treguar se gjithçka po shkon mirë.

Por, së fundi duket se disa probleme shëndetësore i lindën aktores dhe si pasojë e kësaj, ajo nuk do të jetë më pjesë e shfaqjes teatrore “Kızlar ve Oğlanlar”, transmeton rtv21.tv

Lajmin e bëri të ditur aktorja përmes një storie në Instagram, ku ndër tjerash tha se doktori ia ndaloi që jetë pjesë e shfaqjes për shkak se do të ndikonte në procesin e shtatzënisë.

“Në provën tonë të parë për sezonin e ri të shfaqjes teatrore, mjeku ma ndaloi të performojë në skenë, si rezultat i ekzaminimeve të bëra për shkak të një situate që do ta ndikonte procesin e shtatzënisë.”, shkroi ajo ndër tjerash.

Po ashtu, para pak javësh ajo njoftoi se do ta mbyllë lokalin e saj “Jo veç kafe” për tu fokusuar te familja.

Kujtojmë se aktorja e mirënjohur turke qe sa vite është e martuar me aktorin Halit Ergenç dhe kanë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Ali./21Media