"Për shkak se po nxitoja të bëja provimet, lindja e foshnjës nuk ishte fare e vështirë"

“Për shkak se po nxitoja të bëja provimet, lindja e foshnjës nuk ishte fare e vështirë”

Një grua në Etiopi nisi të bëjë provimet e saj në shtratin e spitalit vetëm 30 minuta pas lindjes së fëmijës. Almaz Derese nga Metu ka shpresuar të kryente provimet para se të lindte fëmijën, por provimet e shkollës së mesme u shtynë për shkak të Ramazanit. 21-vjeçares i erdhën dhimbjet e lindjes të hënën, pak minuta para se të fillonte provimi i parë.

Derese tha se studimi gjatë shtatzënisë nuk ishte problem dhe se nuk donte të priste deri vitin e ardhshëm për tu diplomuar.

Ajo të hënën bëri provimin e gjuhës angleze, amkarike dhe matematikore në spital. Ndërsa, do të bëjë provimet e tjera të mbetura në qendrën e provimeve gjatë dy ditëve të ardhshme. “Për shkak se po nxitoja, në mënyrë që të bëja provimet, lindja e foshnjës nuk ishte fare e vështirë,”, tha Derese.

Ndërsa, bashkëshorti i saj, Tadese Tulu u shpreh se duhej ta bindte shkollën që ta lejonte të bënte provimet në spital.

Në Etiopi, është e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën e mesme dhe të kthehen më vonë për të përfunduar studimet e tyre. Almaz tani dëshiron të bëjë një kurs dyvjeçar që do ta përgatisë për universitet.

Ajo shtoi se ishte e kënaqur me mënyrën se si shkuan provimet dhe se djali i saj i vogël është mirë, raporton oranews.