Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve

Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim në mes të ministrit Berisha dhe ambasadorit Dantchev u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera me interes për të dyja vendet.

Berisha e njoftoi ambasadorin e Bullgarisë për zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, të arriturat dhe profesionalizmin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen, e me theks të veçantë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura.

Gjithashtu Berisha shprehu gatishmëri për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë

Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera me interes për të dyja vendet.

Në kuadër të zhvillimit të FSK-së, ministri Berisha foli edhe për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në FSK, integrimin e tyre, përfaqësimin gjinor, bashkëpunimin e përgjithshëm me vendet anëtare të NATO-s, e në këtë kuadër bashkëpunimin me NALT-in (Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s në FSK) dhe vendet tjera, si dhe interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me shtetet tjera.

Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.