Berisha ka folur për synimet e Verdhezinjëve në garat e Kupës

Berisha ka folur për synimet e Verdhezinjëve në garat e Kupës

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës.

Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”.

Ylli i Pejës, Dardan Berisha ka folur për synimet e Verdhezinjëve në garat e Kupës.

“Si çdo skuadër, edhe ne shpresojmë të fitojmë trofeun e Kupës. Nuk do të jetë aspak lehtë, për shkak se edhe skuadrat tjera janë cilësore dhe kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor. Shpresoj se do të shohim lojëra të bukura dhe të jetë një atmosferë e bukur e basketbollit, derisa shpresojmë që në fund të festojmë ne”, është shprehur Berisha.

Përveç ndeshjeve interesante në parket, gjithashtu edhe tifozët pritet të mbushin palestrën në Rahovec për pesë ditë me radhë.