“S’ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd”

“S’ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd”

Valon Berisha ka bërë një intervistë të gjatë për emisionin “Ich bin Albaner”, ku ka thënë se ndihet krenar që luan për Kosovën.

Ai përveç të tjerash është pyetur se a dëshiron më shumë që Kosova të kualifikohet në Evropian apo Lazio në Ligën e Kampionëve dhe ai tha se do të donte që Kosova të kualifikohet.

Dëshira ime ka qenë gjithmonë që ta dërgojë Kosovën në evropian apo botëror, dëshira është shumë e madhe, por normal edhe Lazio-n kisha pasur dëshirë me ta dërgojë në Champions League”, tha ylli i Kosovës.

Po ashtu Valoni ka folur  edhe për babin dhe familjen e tij.

I ka mbajtur dy, tre puna për me mbajt familjen, edhe jo veç neve në Norvegji po edhe për tjerët në Kosovë .S’ka ndjenjë ma të mirë se me lujt për vendin tënd, ndjehem shumë mirë që kam mund me kontribu për vendin tem”, përfundoi ai.