Berisha kërcenon Ramën

Ai ka thënë se Rama meriton burgun 

Ish-kryeministri i Shqipërisë,  Sali Berisha nga çadra e protestës ka kërcënuar me burg liderin e mazhorancës, kryeministrin Edi Rama.

Sipas ish-kreut të PD-së, Rama meriton të shkojë pas hekurave, pasi e ka lënë vendin në dorën e krimit dhe të trafikantëve të drogës. Ai tha se krimi dhe droga janë rreziqet kryesore për procesin zgjedhor të 18 qershorit.

Berisha ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në garantimin e votës së lirë./21Media

Back to top button