"“Kosova është shumë mirënjohëse për kontributin 20 vjeçar të të gjitha atyre shteteve anëtare të NATO-s"

““Kosova është shumë mirënjohëse për kontributin 20 vjeçar të të gjitha atyre shteteve anëtare të NATO-s”

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë marrë pjesë në shënimit e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ministri Berisha në fjalën e tij tha se janë shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e ministrisë, po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit.

“Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah për krah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqëruajtje në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve tjera të rajonit në NATO, dhe anëtarësimi i këtyre shteteve por edhe shteteve tjera ndihmon në paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

Sipas Berishës, edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO.

“Kosova është shumë mirënjohëse për kontributin 20 vjeçar të të gjitha atyre shteteve anëtare të NATO-s, që kanë dhënë kontributine e tyre përmes KFOR-it për një ambient më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deri tashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike që ka kaluar Kosova në të kaluarën, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe tjerat që do ti ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribues të sigurisë”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Berisha është takuar edhe me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeto Trento, ministren e Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare të NATO-s, ambasadorë, atashe ushtarakë të akredituar, të cilët i ka njoftuar të me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se FSK-ja, edhe me mandatin e ri, do të jetë institucion profesional, i besueshëm dhe shumetnik.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in në Kosovë dhe nuk e kontestojmë asnjëherë mandatin e KFOR-it në Kosovë. U jemi shumë mirënjohës të gjitha shteteve që përmes KFOR-it kanë dhënë kontribut 20- vjeçar për një mjedis më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deritashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”.

Ndërkohë, edhe në një drekë të përbashkët, ministri Berisha ka njoftuar të pranishmit për të arriturat e FSK-së, me synimin që sa më parë të jetë pjesë e NATO-s.