Berisha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Islandës

Berisha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Islandës

Portieri Etrit Berisha është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren Shqiptare për shkak të një dëmtimi, ndërsa është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij.

Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U21, Gentian Selmani, që është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Reja, për të plotësuar treshen e portës bashkë me Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

Kuqezinjtë do të përballen nesër në mbrëmje me Islandën, në një sfidë vendimtare për fatet e eliminatoreve të Euro 2020-ës, ndërsa nga minuta e parë pritet të startojë pikërisht gardiani i Lazios, Thomas Strakosha.