Berisha: Lista është e kryetarit, jo e ish kryetarit

Berisha distancohet nga Basha

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete për listën e kandidatëve për deputetë, me të cilat Partia Demokratike do të përfaqësohet në zgjedhje.

Për të treguar distancimin e tij nga lista “Basha”, Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ai i ka dërguar njërit prej demokratëve të shumtë dhe të pakënaqur nga zgjedhja e Lulzim Bashës.

Sipas tij, lista e PD-së është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit, duke konfirmuar se ai vet ka zero rol në listën e re./21Media

Back to top button