Berisha: NATO nuk e ka kontestuar formimin e ushtrisë

I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha

Duke biseduar për vendet që nuk ishin dakord për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministri Berisha ka deklaruar se në rrugën drejt formimit të ushtrisë kanë qenë në transparencë të plotë me shtetet e NATO-s.

Siç thotë ai, nga vizita e takime të shumta që kishin me shtetet e QUINT-it, NATO-n e SHBA-të, askush nuk e ka kontestuar të drejtën e Kosovës për ta pasur ushtrinë, shkruan rtv21.tv.

Rreth deklaratave të NATO-s se momentumi i krijimit të ushtrisë nuk është i përshtatshëm, ministri deklaroi se kjo punë është biseduar shpesh, por kur delegacioni kosovar ka pyetur se nëse tani jo, kur do të jetë koha e duhur? Ata nuk kanë pasur përgjigje.

Berisha përfundon duke thënë se koha jo që nuk është e duhur, por madje e vonuar, pasi ky proces duhej të niste qysh në vitin 2014./21Media

Back to top button