Pas Samitit, reagoi Berisha

Pas Samitit, reagoi Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha  pas Samitit të Berlinit u shpreh se ky Samit “me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë Presidendin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfoles, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës!

Sipas Berishës, këta tre kanë mbetur duarbosh dhe u vunë në garë për të dhënë lajme sa më të këqija se samiti ishte i rëndë dhe se nuk solli rezultat.

Te tre keta te mbetur duarbosh dhe te damkosur si sherrxhinj, qe per karriget e tyre duan te ndezin me projektin e Serbise se Madhe konflikte te reja ne Ballkan, perveçse me fotot e tyre fytyre nxira qe bene xhiron e mediave nderkombetare, u vune ne gare per te shperndare lajme sa me te keqija e te deklarojne se “samiti ishte i rende”, se “nuk solli asnje rezultat konkret”, se ”nuk ka pasur asnje perparim” dhe se “ishte zhgenjyes””, shkroi Berisha në facebook.

Ai më tutje shkroi se “në të vërtet një rezultat i rëndësishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit që luftojnë vetëm për karriget e tyre morën në Berlin atë qe meritonin!

Kulmin ne kete aspekt e arriti Zografi Bis qe i lejoi vetes te fallsifikoje ne facebookun e DW lajmin per takimin e tij te shkurter me pak se gjysem ore me kancelaren Merkel sepse ishte pregatitur ta deklaronte se paku 80 minutesh. Madje ne skizen e tij ai perdori çirakun e Baton Stanishiqit per te mashtruar pafytyresisht shqiptaret duke thene per hapjen e negociatave me Shqiperine pikerisht ate qe Kancelarja nuk kishte thene, gje qe doli qarte nga njoftimet zyrtare te qeverise gjermane”, shtoi më tutje Berisha.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot reagoi në lidhje me lajmet e përhapura se Shqipëria nuk do të marrë një përgjigje positive në qershor dhe në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë. Në një postim në Twitter, Rama shkroi se Shqipëria nuk do të dështojë në procesin e integrimit dhe se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë pa paragjykime.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Rama u shoqërua nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj./21Media