Berisha shënoi golin vetëm të ndeshjes

Berisha shënoi golin vetëm të ndeshjes

Akhmat Grozny ka zhvilluar një ndeshje miqësore para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra ruse fitoi me rezultat 1-0 përballë gjermanëve të Holstein Kiel. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi kosovar, Bernard Berisha.

Berisha realizoi golin në minutën e 60-të të ndeshjes.

Anësori shqiptar është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë, pas problemeve që kishte pas me disa lëndime në muajt e kaluar.