"Taksa e Haradinajt në mënyrë absolute nuk e ka kundër asnjë shteti demokratik Europian"

“Taksa e Haradinajt në mënyrë absolute nuk e ka kundër asnjë shteti demokratik Europian”

Ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se taksa e vendosur nga kryeministri Ramush Haradinaj u vu kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Edi Ramës, sepse ata morën flamurin e Serbisë së Madhe.

Këto deklarata Berisha i bëri në RTV Ora.

Është gjesti i një faqeziu të turpshëm. Nëse dy më të fuqishmit e Europës janë aty në mënyrën më serioze për një gjë shumë serioze asnjë të drejtë mbi tokë nuk ke t’i bashkohes asaj bisede pa të kërkuar ata, pa të ftuar ata na ndihmo, ose shpreh mendimin”, tha Berisha.

Gazetari: Caka tha se Rama ishte ftuar aty si referent.

Po çfarë referent. Sugar Cakaj e ka me borxh që ta paraqesë Ramën në cdo pozicion që të duash ti. Po atij nuk mund ti besohet asgjë. Sugari, sugar“, deklaroi Berisha.

Gazetari: Ai tha se Rama doli shumë mirë nga Berlini. 

Duke folur rreth paraqitjes së Ramës në Berlin Berisha deklaroi:

“1. Gjëja më e papranueshme është të shkosh dhe të bëhesh pjesë e bisedës pa të ftuar ata. 2. Ti nuk mund ti kundërvishesh një njeriu që po përballet me dy udhëheqësisht kryesorë të Europës për një cështje që e di mirë që është kundër argatit dhe Zoografit. Ajo taksë Haradinaj në mënyrë absolute nuk e ka kundër asnjë shteti demokratik Europian apo të shteteve të Bashkuara. E ka kundër argatoit të Beogradit, Miladinit shqipfolës dhe Edi Ramës, të cilët morën flamurin e Serbisë së Madhe”.