Në kuvend po vazhdon seanca

Në kuvend po vazhdon seanca

Në mungesë te kryetarit Lulzim Basha i cili ndodhet ne Bruksel, protesta e opozitës para parlamentit udhëhiqet nga lideri historik i selisë blu, Sali Berisha.

Ai mbërriti në turmë disa minuta pas nisjes së protestës dhe u prit menjëherë me ovacione të mëdha dhe me thirrje në kor “ Berisha, Berisha”.

Të tjerë figura të rëndësishme për-rreth Berishës në proteste janë edhe Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Fatmir Mediu dhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi.

Policia kishte marrë masa të forta sigurie para parlamentit duke vendosur në hyrje të godinës 3 kordonë me policë, shto këtu edhe rrethimin e ambientit me gardh metalik.

Pavarësisht kësaj nuk ka munguar hedhja e kapsollave drejt uniformave blu, të cilat nga ana e tyre I kanë bërë thirrje drejtuesve të protestës që të largojnë nga turma të gjithë ata persona që janë me maska./vizionplus