"Urime ditëlindjen dashuri..."

“Urime ditëlindjen dashuri…”

Këngëtari i mirënjohur, Bertan Asllani i cili ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, feston sot ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Bertani ka shpërndarë urimet që i kanë bërë personat e tij të afërt.

“Urime ditëlindjen dashuri. Ne po vazhdojmë të rritemi së bashku”, kështu e ka uruar e dashura Bertanin.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur turke, Hazal Senel me të cilën Bertani ka një kohë të gjatë që është në lidhje.

Ndryshe, Bertani po jeton në Turqi, atje ku edhe lansoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor.

Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun./21Media