Aktorja turke nuse shqiptare

Aktorja turke nuse shqiptare

Këngëtari i mirënjohur, Bertan Asllani tash e sa vite është duke jetuar në Turqi, aty ku edhe e ka gjetur dashurinë e jetës.

Bertani është në lidhje dashurie me aktoren e njohur turke, Hazal Senel, e cila aktualisht është duke luajtur në serialin “Mos ma lësho dorën” në rolin e “Shirinit”, i cili transmetohet në ekranin e RTV21.

Me këtë rol aktorja shfaqet si një ndihmse e “Ferides”, shkruan rtv21.tv

Bertani dhe Hazali janë duke i jetuar ditët më të mira së bashku. Çifti kohë pas kohe publikon fotografi përmes të cilave e shfaqin lumturinë e tyre.

Ndryshe, Bertani ka lansuar disa këngë në gjuhën turke si dhe ka filluar edhe profesionin e ri si aktor. Ai ka marrë pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku ka luajtur së bashku me aktoren e njohur turke, Cansu Tosun./21Media