“ U bë shumë gjatë, më duket se është koha të shihemi përsëri!"

“ U bë shumë gjatë, më duket se është koha të shihemi përsëri!”

Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare.

Ai u shpërngul në shtetin e Turqisë, ku lansoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor, shkruan rtv21.tv

Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun.

Artisti madje nuk ishte as aktiv në rrjetet sociale dhe rrallë herë postonte ndonjë fotografi, por siç duket Bertani ka vendosur ta thyej heshtjen dhe të befasoj publikun shqiptarë me diçka.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Bertan Asllani ka lënë një mesazh në gjuhën shqipe, për të gjithë ndjekësit e tij. “ U bë shumë gjatë, më duket se është koha të shihemi përsëri! Me respekt.”, ka shkruar ai në foton e publikuar.

Postimi i bërë nga këngëtari, ka lënë të kuptohet që ai ka përgaditur diçka të re për fansat e tij shqiptarë./21Media