Foto nga festa e ditëlindjes

Foto nga festa e ditëlindjes

Alp Navruz, aktori turk i cili tek ne u bë i njohur përmes rolit të “Sinanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” po feston ditëlindjen pranë shoqërisë, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani i cili përmes një fotografie nga festa e ditëlindjes të cilën e ka postuar në InstaStory, i ka uruar ditëlindjen Alpit.

“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

 

Ndryshe, Bertani ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa aktori i njohur turk Alp Navruz aktualisht është i angazhuar në serialin ”Mos ma lësho dorën”./21Media