BERZH pret rritje ekonomike për Kosovën prej 4 % më 2020

BERZH-i pret rritje ekonomike për vendet e rajonit

BERZH-i pret rritje të qëndrueshme ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2019, pavarësisht mjedisit ekonomik ndërkombëtar që mund të ngadalësojë ritmin e rritjes në disa vende të rajonit. Sa i përket të ardhmes, parashikohet që Shqipëria të ketë rritje prej 3.9% në vitin 2019 dhe 2020, paksa më e ngadaltë se përqindja prej 4.1 e vitit 2018.

Ekonomia e Bosnja dhe Hercegovinës pritet të vazhdojë të rritet deri në 3.0% në vitet 2019 dhe 2020.

Rritje relativisht e fuqishme ka vazhduar në Kosovë në vitin 2018, për të katërtin vit radhazi. Pas rritjes prej 3.7 % në vitin 2017, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në 3.9% në vitin 2018, e nxitur nga investimet dhe konsumi. Rritja në vitin 2019 dhe 2020 pritet të qëndrojë në 4.0%, me kërkesën e brendshme si shkaktari kryesor.

Ekonomia e Malit të Zi pati një rritje prej afro 5% në vitin 2018, por kjo do të ngadalësohet në 2.8% për vitin 2019 e deri në 2.6% për vitin 2020.

Maqedonia Veriore do të shohë një rritje prej 3.0% në vitin 2019, e përcjellur edhe në vitin 2020.

Rritja ekonomike në Serbi u përshpejtua për 4.3% në vitin 2018, e cila pritet të bie në 3.5% në vitin 2019 dhe rritje të ulët prej 3.8% në vitin 2020.

Back to top button