Thaçi vlerëson ndihmën e BERZH-it për Kosovën

Thaçi vlerëson ndihmën e BERZH-it për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)të drejtuar nga Pierre Heilbronn, nënkryetar për Politika dhe Partneritete.

“E falënderoj nënkryetarin Heilbronn për mbështetjen e rëndësishme që BERZH-i i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, me investime në mbi 50 projekte që kapërcejnë vlerën prej 200 milionë euro”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana e tij, Heilbronn theksoi se BERZH do të përqendrohet në mbështetjen e sektorit privat, në sektorin e energjisë efiçiente, infrastrukturë rrugore dhe transport, përmirësimin e ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor, konsolidimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, papunësisë – e veçanërisht grave në biznes.

Në takim u diskutua edhe për rishikimin e strategjisë së BERZH-it për Energjinë në vitin që vjen./21Media