Besi falënderon Zotin për gjithçka

Besi falënderon Zotin për gjithçka

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, si rrallë herë publikoi një fotografi të ëmbël me vajzën e tij, bukuroshen e vogël, Ajka. Kësaj fotografie të bukur artistike, ia shtoi edhe një mbishkrim të veçantë, duke dëshmuar edhe njëherë se sa falënderues është për të.

“Zot, a ke kohe 1 minut, vec me te falenderu per gjithcka. Zoti ju rujt t’gjithve.”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Bes Kallaku dhe Xhensila kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018, martesa e tyre është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media