Ardiani vizitoi të prekurit nga tërmeti

Ardiani vizitoi të prekurit nga tërmeti

Artisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi sot ka arritur në Shqipëri ku ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Këngëtari ka vizituar banorët e Bubqit ku edhe u ka dërguar ndihma, shkruan rtv21.tv

Pas kësaj vizite, aktori i njohur Bes Kallaku, përmes një postimi e ka falënderuar Ardianin dhe të tjerët që ndihmuan familjet në Bubq.

 “Ardian Bujupi ne Bubq. Zoti te rujt. Flm shokeve dhe miqve. Ndihmat monetare po i shperndajme neper shtepia. Nuk kemi marr asgje persiper pervec shoqerimit vete, neper banoret e prekur, te secilit qe ka deshire per donacion monetar. Zoti ju rujt te gjitheve. Lavdia e Zotit”, ka shkruar Besi.

 Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë la 52 persona të vdekur e qindra të tjerë të lënduar.
Kjo fatkeqësi natzrore tronditi të gjithë shqiptarët, të cilët i ofruan mbështetje të pakusht të prekurit nga Shqipëria, qoftë financiarisht, por edhe në forma tjera. /21Media