Ai realizoi një foto me lojtarin e njohur

Ai realizoi një foto me lojtarin e njohur

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku së fundmi u takua me një emër të njohur të futbollit botëror. Bëhet fjalë për futbollistin e njohur nga Franca, Franck Ribéry, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur pak minuta më parë Besi përmes një postimi në instagram për 1 milionë ndjekësit e tij.

“@franckribery7 do ta marr te ekipi i Lacit #falcothemovie”, shkroi Besi krahas fotografisë me futbollistin e njohur.

Franck Henry Pierre Ribéry është futbollist profesionist francez që luan për klubin e Series A- Fiorentinën./21Media