Është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll

Është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll

Të premten është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati i ri i Kosovës në hendboll fillon në mes të shtatorit. Ndeshjet e javës së parë luhen më 14 e 15 shtator.

Kampioni aktual, Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë. Fituesi i Kupës, Kastrioti, në xhiron e parë e pret Vushtrrinë në Ferizaj. Tri ndeshjet tjera të javës së parë janë: Drita – Prishtina, Vëllaznimi – Llapi dhe Prizreni – Drenica.