Besa Famgas kampione e Kosovës në hendboll për herë të 9 me radhë

Besa Famgas është shpallur për herë të nëntë me radhë kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.
Pejanët e fituan edhe finalen e dytë ndaj skuadrës së Prishtinës me rezultat 38:34 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, për të festuar titullin e radhës.
Më meritorët për fitoren e Besës ishin Egzon Gjuka me 9 gola dhe Kastriot Jupa me 8 sosh.
Ky ishte titulli i 9 me radhë për Besën në Superligë dhe i 16-i në periudhën e pasluftës.
Kupën e kampionit, kapitenit të Besa Famgas, Nikola Prce, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini./21Media

Back to top button