Llugiqi një soprano e dëshmuar  në rolet operistike 

Llugiqi një soprano e dëshmuar  në rolet operistike 

Sopranoja e njohur shqiptare, Besa Llugiqi do të ngjitet përsëri në Shtëpinë Shtetërore Operistike në qytetin Stara Zagora për të sjellë performancën e saj në “La Boheme”.

Shfaqja operistike tregon jetën e një grupi të shokëve të cilët bëjnë një jetë boheme në Paris dhe që përpiqen që të jetojnë duke krijuar artin e tyre. Shkrimtari Rodolfo, bie në dashuri me rrobaqepësen Mimi, ndërsa piktori Marcello dhe këngëtarja Musetta janë çift. Mimi do të jetë Llugiqi,  soprano tanimë e dëshmuar dhe me role operistike jo vetëm në Kosovë.

Dirigjent i Operës “La Boheme” nga Giacomo Puccini do të jetë Ivaylo Krinchev, kurse nata prestigjioze do të bëjë së bashku korin dhe Orkestrën e Operën Stara Zagora.

Shfaqja operistike do të jepet më 31 mars./21Media