Besa për Elvanën: Krenaria e shpirtit

Besa për Elvanën: Krenaria e shpirtit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, do të jetë pjesë e Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, shkruan rtv21.tv

Kënga “Me tana” me të cilën ajo garon tashmë është publikuar në kanalin zyrtarë të RTSH-së në Youtube.

Ky projekt i ka pëlqyer shumë këngëtares së njohur, Besa Kokëdhima e cila e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

“Krenaria e shpirtit Elvana Gjata. ‘Me tana’ sa moderne, sa e dashur rrëmbyese kjo këngë”, ka shkruar Besa krahas videos.

Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, ndërsa finalja do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media