Besa tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Kohë tragjedie, s’mund të performojë
29 Nëntor 2019
"Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje..."
“Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje…”
Tërmeti i së martës në Shqipëri tronditi edhe botën e artit. Kjo periudhë e rëndë në të cilën po kalon Shqipëria preku tej mase artistët e shumtë. Mes rreshtash ata treguan se sa dhimbje të madhe ndjejnë në shpirt. E shumë nga ta anuluan pjesëmarrjen në festivale e koncerte.
Së fundi, artistja e njohur e skenës, Besa Kokëdhima njoftoi se po tërhiqet zyrtarisht nga “Kënga Magjike 2019”, për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, transmeton rtv21.
“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, shkroi ajo.
Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë la të paktën 49 persona të vdekur dhe mbi 900 të lënduar./21Media