Zotohet Dreshaj

Zotohet Dreshaj

Nënkryetari degës së LDK-së në Istog dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Besart Dreshaj, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen këtë të diele garon për një ulëse në Parlament.

Drejtori i Urbanizmit të Komunës së Istogut tha se e kanë shtyrë shumë faktorë që t’i hyjë garës për deputet, ndërsa mendon se partia së cilës i takon e ka vlerësuar për kontributin e tij prej vitesh në të gjitha strukturat e LDK-së.

“Ndoshta shumë faktorë më kanë shtyrë që t’i hyjë garës për deputet. Unë prej 2007 jam anëtar i strukturave të Lidhjes Demokratike, duke filluar si kryetar i nëndegës Vrellë, të strukturave të rinisë, prej 2009 jam kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike në Istog, pastaj prej 2012 jam nënkryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të nivelit qendror deri në vitin 2018, anëtar i kryesisë i degës jam prej 2009 dhe ndoshta është puna dhe kontributi i përbashkët në të gjitha nivelet e gjeneratave të Lidhjes Demokratike janë ato të cilat më kanë shtyrë që të kem besimin e strukturave e qytetarëve dhe konkretisht të rinjve që prioriteti kryesor i imi, që kam bashkëpunuar me ta dhe besoj që rezultatet nuk do të mungojnë dhe do të jenë bindës deputet i Parlamentit të Kosovës”, tha Dreshaj.

Dreshaj njihet si person shumë energjik, që punon e që e mban fjalën. Ai tha se prioritet i tij do të jetë rinia që e ka humbur shpresën për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

Dreshaj deklaroi se rinia nuk është vetëm prioritet i tij, por edhe i gjithë programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që e ka vënë në qendër të saj të riun kosovar.

Gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, Dreshaj kishte përfituar bursën e fondacionit gjerman Conrad-Stiftung e cila bursë është për mbështetjen e politikanëve të rinj në fusha të ndryshme por që kanë pikëpamje djathtiste.

Ai ka marrë pjesë në disa trajnime nën organizimin e Grupit Parlamentar të CDU-së gjermane, përvoja këto që Dreshaj thotë se do ta ndihmojnë shumë si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, kontributi i Dreshajt njihet edhe kur ishte student në Universitetin e Prishtinës dhe drejtonte organizatën Unioni i Studentëve.

“Si student isha pjesë e aktiviteteve studentore dhe vlen të potencohet që isha edhe kryetar i organizatës Unioni Studentor në Universitetin e Prishtinës, më një fjalë dua ta rrumbullakesoj se aty ku ishin problemet e studentëve, aty ku ishte nevoja për t’i mbështet studentët, gjithmonë kam qenë i gatshëm që të kontribuoj dhe t’i mbështesë studentët e Universitetit të Prishtinës. Besoj që vullneti është i tillë, edhe sot do të jem zëri i fuqishëm i të rinjve të Republikës së Kosovës, të studentëve, të nxënësve, të gjithë atyre që iu mohohet e drejta unë do të jem ai që do t’jua ngrisë zërin dhe do t’i mbështes fuqishëm”, vijoi Dreshaj.

Pavarësisht se fokusi i tij do të jetë tek të rinjtë, Dreshaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës do të tentojë të bëjë ndryshime edhe në disa fusha shumë të rëndësishëm për vendin e që është arsimi, zhvillimi ekonomik dhe integrimet evropiane.

“Fushat kryesore që unë do t’i japi rëndësi do të jenë fusha e arsimit, fusha e zhvillimit ekonomik dhe fusha e integrimeve evropiane pasi që jam edhe në përfundim të studimeve master në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politike”, tha Dreshaj.

Ndryshe, Besart Dreshaj në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës mban numrin 46.