Këngëtari ka paralajmëruar edhe shumë projekte të tjera

Këngëtari ka paralajmëruar edhe shumë projekte të tjera

Këngëtari, Besfort Ahmetaj ka lansuar projektin e tij më të ri, të cilin e ka titulluar “Minimum”.

26 vjeçari nga Peja, ka treguar për rtv21.tv, se muzikën e këtij projekti e ka bërë Oge Beats ndërsa, tekstin e ka shkruar vet, e klipi është realizuar nga “Macro”, klip ky i cili është realizuar në Palma De Mallorca të Spanjes.

Për të vazhduar tutje sipas këngëtarit prilli do të jetë muaji në të cilin do të dalin projektet e tij “një mas një”.

Besforti projektin e fundit “Jo” e kishte lansuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, të cilin e vlerëson si të sukseshëm dhe të pranueshëm nga publiku./21Media