Agjërimi do të zgjatë 10 deri në 12 ditë

Agjërimi do të zgjatë 10 deri në 12 ditë

Duke filluar nga nesër besimtarët islam bektashinj dhe të tarikateve do të fillojnë ta agjërojnë Maatemit i cili do të zgjatë 10 ditë ose 12 ditë.

Bashkësia e Tarikatëve të Kosovës me këtë rast i ka uruar besimtarëve agjërim të lehtë dhe ibadete të pranuara.

MAATEMI 2019, NJOFTIMFillimin e çdo viti të ri lunar, si vjet 31 gusht, komunitetet e dervishëve, Tarikatet, i…

Gepostet von Bashkësia e Tarikateve të Kosovës am Mittwoch, 28. August 2019

Po ashtu edhe Gjyshata Bektashiane e Kosovës ka njoftuar të premten (30 gusht 2019) me fillim në orën 14:00 kryhet lutja për fillimin e agjërimit të zisë së Matemit.

Matemi është agjërimi i zisë ose zija përkujtimore në nderim të veprës së martirëve të Qerbelasë. Agjërimi i bektashinjve dhe i tarikateve të tjera, zgjatë dhjetë ditë të muajit hënor të Muharremit. Besimtarët për dhjetë ditë me radhë përkujtojnë në shenjë zie e respekti 72 dëshmorët që ranë në Qerbela, me në krye Imam Hysenin, në shekullin e shtatë, afërsisht më 20 tetor të vitit 680, në Irakun e sotëm./21Media

Çfarë është Matemi?Matemi është agjërimi i zisë ose zija përkujtimore në nderim të veprës së martirëve të Qerbelasë….

Gepostet von Komuniteti Bektashian – Gjyshata e Kosovës, Gjakovë am Donnerstag, 29. August 2019