Kosova rrit numrin e anëtarëve në 24

Kosova rrit numrin e anëtarëve në 24

Producenti dhe aktori kosovar, Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit, bën të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK). Me këtë, Kosova rrit numrin e anëtarëve në 24.

Krapi njihet për kontributin e tij në fushën e kinematografisë, në vend dhe më tej. Po ashtu, ai njihet edhe për rolin e tij si ‘Mensur Ozil’, në serialin vendor “O sa mirë”.

Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989./21Media