NRG Band së shpejti publikon projektin e ri muzikor

NRG Band së shpejti publikon projektin e ri muzikor

Grupi i njohur shqiptar, NRG Band ka paralajmëruar këngën e tyre më të re.

Vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka në një prononcim ekskluziv për rtv21.tv, ka treguar detaje rreth kësaj kënge.

Kënga ka temë ndarjen. Besoj që javën tjetër është gati të lansohet.”, ka thënë Qaka për portalin rtv21.tv, duke dashur që titullin e këngës ta lë befasi për publikun.

Këngën e ka kompozuar vetë Besniku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Alandy si dhe tekstin e këngës e ka shkruar Muma.

Pak nga klipi i kësaj kënge, NRG Band e ka zbuluar edhe përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram, ku numërojnë mbi katër mijë ndjekës.

“Dashuri” është projekti i fundit muzikor i grupit në bashkëpunim me Estton. Kënga është publikuar më 5 maj dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media