Besniku, një baba i përkushtuar

Besniku, një baba i përkushtuar

Babai ka një rol të rëndësishëm në edukimin e vajzës së tij. Raporti baba-bijë është vështirë të përshkruhet me anë të fjalëve pasi ky raport është nga më të veçantët. Veç këtyre, nuk ka dyshim se baballarët janë ata që llastojnë më së shumti vajzat.

Këshilla më e vlefshme që u jepet baballarëve është t’u qëndrojnë pranë vajzave kur janë të vogla dhe të krijojnë kujtime me to, shkruan rtv21.tv

Duket se këngëtari Besnik Qaka po ndjek me përpikëri këshillat e psikologëve dhe eksperteve të njohur botëror.

Besniku dhe e përkëdhelura e tij kanë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Una edhe pse ende nuk ka mbushur 2 vjeç, qëndron afër babait të tij si një vajzë e madhe dhe e mbarë.

Teksa këngëtari po ia kreh dhe thanë flokët me tharrëse, Lolita bashkëshortja e tij i ka incizuar dhe videot i ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ajo ka shkruar se Besniku është babai më i mirë në botë. Ndërkohë ka publikuar dhe rezultatin final.

“Kam shumë mall”, është titulli i projektit të fundit muzikor të NRG Band, ku Besniku është anëtar i bendit./21Media