Dhurata e Unës për ditëlindjen e Besnikut

Dhurata e Unës për ditëlindjen e Besnikut

Këngëtari i mirënjohur, Besnik Qaka sot festoi ditëlindjen. Me rastin e datës së shënuar këngëtari mori urime të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët e shumtë.

Një urim të veçantë ai e mori nga personi i zemrës, bashkëshortja e tij, Lolita, e cila përmes një imazhi e uroi bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj për ditëlindje“Urime ditëlindjen babi. Të dua”, shkroi gruaja e Besnikut, krahas imazhit që publikoi në instastory për ndjekësit e shumtë.

E kur jemi te rrjetet sociale, Besniku sonte publikoi në instastory urimet e shumta që mori për ditëlindje, shkruan rtv21.tv

Në mesin e storieve të shumta, artisti i njohur publikoi edhe tri storie familjare, në të cilat shihet me vajzën dhe bashkëshorten. Në njërën prej storieve, Besniku shihet duke u goditur me shishen e ujit nga vajza e tij, Una, derisa në storie, artisti shkroi: Dhurata për ditëlindje nga Una.

Besniku dhe Lolita janë martuar në shtator të vitit 2017, ndërsa, në vitin 2018 janë bërë prindër të një vajze, të cilës ia kanë vendosur emrin Una./21Media