Beteja vazhdon sërish, studentët publikojnë agjendën e protestës

Edhe sot studentët protestojnë

Studentët e Universiteteve në Shqipëri do të dalin sërish në protestë sot në përpjekje për të fituar edhe 3 kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë.

Protesta do të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Në faqen Universiteti. Info në “Facebook” ata kanë publikuar agjendën e protestës së bashku me kërkesat që kanë.

Ftesa adresohet jo vetëm për Universitetin e Tiranës, por edhe ato në rrethe.

Ministria e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla dje deklaroi se do të hiqet neni 4. Nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura. Mirëpo studentët nuk pranojnë të negociojnë por kërkojnë anulimin e vendimit.

 

Back to top button