Endrit Beka arriti deri në çerekfinale

Endrit Beka arriti deri në çerekfinale

Betim Maliqi shënoi suksesin më të madh deri më tani nga garuesit tanë në kampionatin botëror të karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21, që po mbahet në Santiago të Kilit.

Karateisti ynë doli i pesti në grupmoshën e juniorëve (-68 kg) dhe arriti përmes repesazhit të hyjë në zonën e medaljeve. Pas tri fitoreve në repesazh, humbi luftën për medaljen e bronztë nga jordanezi Hasan Masaëeh.

Tek juniorët sukses arriti edhe Endrit Beka (-55 kg), që shënoi tri fitore, për të arritur deri në çerekfinale.

Federata e Karatesë së Kosovës po paraqitet në botëror me 14 garues. Sot garojnë grupmosha U-21.

Në botëror drejtësinë po e ndajnë edhe tre gjyqtarët tanë, Ardian Muhadri, Besim Ilazi dhe Besart Vitia, te cilët ditë më parë u avancuan me licenca botërore.