Tre deputetë të PD-së dhe LSI-së nuk hoqën dorë nga mandati

Loading...

Tre deputetë të PD-së dhe LSI-së nuk hoqën dorë nga mandati

Shtatë deputetët e rinj të opozitës në Shqipëri sot u betuan  në seancën e kësaj të mërkure.

4 deputetët nga radhët e LSI si dhe 3 në radhët e PD pranuan që të marrin mandatin pavarësisht thirrjeve të opozitës për të mos pranuar.

Deputetët e rinj të Kuvendit që u betuan janë: Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.

Deri tani kanë pranuar të marrin mandatin 11 deputetë të dalur nga listat e opzoitës.

Ndërkohë që, tre deputetë të PD-së dhe LSI-së, Murrizi, Hajdari dhe Lefter Koka nuk hoqën dorë nga mandati.

Një tjetër kandidat në listë nga LSI, Ralf Gjoni ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke paralajmëruar edhe ai marrjen e mandatit. /Vizionplus